Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në ceremoninë e mbërritjes së trofeut të turneut “FIFA World Cup” nga Coca-Cola në Tiranë, i cili do të ndalet në 51 vende dhe territore. Për herë të parë, turneu do të vizitojë të 32 vendet që u kualifikuan për “Kupën e Botës FIFA”, duke frymëzuar tifozët në mbarë botën.

 

Veliaj dha mesazhin se sporti i bashkon njerëzit dhe se të gjithë duhet të mësojnë nga loja në skuadër. “Jam i lumtur që mikpresim në Tiranë Kupën e Botës. E paprekshme për të gjithë ne tokësorët, por e prekshme nga ata që janë triumfues. Ashtu si Silvio Gaxaniga, skulptori i famshëm italian, që jo vetëm krijoi Kupën e Botës, por edhe Kupën e UEFA-s, pastaj Superkupën. Një artist italian, i cili kur po fantazonte se çfarë mund të ishte trofeu dinjitoz për ata që janë më të mirët e botës, konceptoi sportistët që mbajnë botën në krahët e tyre, triumfin e sportit, e lojës në skuadër, të punuarit në ekip dhe të atyre që përpiqen, rrëzohen dhe ngrihen prapë. Kjo simbolikë e madhe që quhet Kupa e Botës, është sot në Tiranë. Është një prej 1000 aktiviteteve që Tirana mikpret, si Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, u shpreh veliaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryebashkiaku tregoi se gjatë një bisede me Gilberto Silva-n, ish-futbollistin i Brazilit, tashmë Ambasador i Turneut të Trofeut të “FIFA World Cup”, kuptoi se sa e rëndësishme është që, për të qenë një sportist i mirë, duhet të jesh fillimisht një njeri i mirë.

 

“Duke u fokusuar vetëm te trofeu apo rezultati i garës, harrojmë që mbi të gjitha, përveç se të jesh sportist i mirë, duhet të jesh njeri i mirë. Unë besoj se kemi ambicie për të pasur sportin elitar, por mbi të gjitha kemi një ambicie për të pasur sportin komunitar. Nëpërmjet sportit ne kemi qytetarë të mirë. Një fëmijë mund të mësojë teorinë në shkollë, por siç mëson në një skuadër që jeta ka edhe humbje, edhe fitore, dhe këtë loj karakteri që e krijon një qytetar të mirë e sjell vetëm sporti. Sporti i bashkon njerëzit, është një hapësirë demokratike që na mëson karakter dhe me shpresë do frymëzohemi edhe ne që merremi me politikëbërje, që këtë praktikë të mirë që kemi filluar në Tiranë me terrenet sportive dhe palestrat e hapura, ta shtrijmë në gjithë vendin”, nënvizoi Veliaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ambasadori i Turneut të Trofeut të “FIFA World Cup”, Gilberto Silva tha se ai është këtu për të mbështetur dhe për t’u dhënë shpresë të rinjve që endërrat e tyre mund të bëhen realitet.

 

“Uroj që kjo ndalesë këtu me trofeun, me të gjithë kohën që do të kemi këtu, shpresoj t’ju frymëzojë të gjithëve, gjeneratat e ardhshme në sport, në jetë, për t’i bërë ëndrrat e tyre realitet. Ne këtu jemi për t’ju mbështetur, për të dhënë më të mirën tonë për ju, me zemrën tonë, me shpirtin tonë, dhe shpresoj të gjithë ta shijoni sepse edhe ne do ta shijojmë shumë çdo minutë këtu”, tha ish-futbollisti Gilberto Silva.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa, Luca Busi, Presidenti i Coca-Colas në Shqipëri, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen e Kupës së Botës në Tiranë.

 

“Faleminderit zonjës ministre dhe kryebashkiakut të Tiranës që na mirëpriti në këtë ditë të sotme, për Kupën e Botës, origjinalen, dhe për të festuar këtë pasion të madh. Ne operojmë në Shqipëri prej 28 vitesh dhe tashmë ajo është kthyer shtëpia jonë. Unë u emocionova, kur skuadra kombëtare shqiptare mori pjesë në Evropianin e 2016-ës. Duke parë gjithë këta tifozë, gjithë këto shqiponja, që festojnë në tribunë, unë shpresoj që në edicionin tjetër të Kupës së Botës të realizohet ëndrra që Shqipëria të kualifikohet”, përfundoi Busi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Turneu i Trofeut të FIFA World Cup nga Coca-Cola 2022 filloi me eventin e parë në Dubai, ku ish-fituesit e Kupës së Botës FIFA, Iker Casillas dhe Kaká u mblodhën së bashku për të dërguar Trofeun origjinal të Kupës së Botës FIFA në udhëtimin e tij rreth botë përpara kampionatit botëror. Duke filluar nga sot, Coca-Cola fton komunitetin vendas të futbollit për të parë simbolin më të njohur në futboll dhe për të përjetuar magjinë e vërtetë të ngjarjes më të madhe dhe më të pritur të një sporti në botë – FIFA World Cup.