Trofeu i UEFA Conference League 2022 është ekspozuar sot në qendër të Tiranës për publikun përmes një ceremoni të zhvilluar në sheshin Skënderbej ku morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ambasadori shqiptar i finales së UEFA Europa Conference League, Lorik Cana si edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

I shoqëruar në masa të rrepta sigurie trofeu u vend në shesh, ku të gjithë do të kenë mudësinë të bëjnë një foto dhe të kenë një kujtim me simbolin kryesor të kësaj finaleje të madhe europiane që zhvillohet për herë të parë në vendin tonë.

Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë Presidenti Duka u uroi mirëseardhjen në Shqipëri të gjithë tifozëve, duke i siguruar se do t’ia kalojnë shumë bukur në Shqipëri dhe do të shijojnë këtë festë të futbollit. Gjithashtu, Presidenti i FSHF-së tha se ky event shumë i rëndësishëm ndërkombëtar vjen në vendin tonë pas një pune të madhe të bërë nga Federata dhe administrata e saj.

“Mirë se keni ardhur sot në këtë event të rëndësishëm. Për ata që janë të juaj, mirë se keni ardhur në Tiranë, mirë se erdhët në Shqipëri. Sot është një ditë e veçantë, një ditë e bukur për ne, për mua, për Erionin, për Lorikun që prezantojmë për herë të parë trofeun e parë të Conference League. Është një ditë e veçantë për Tiranën, ditë fantastike sepse e pret këtë trofe për herë të parë. Është një ditë e bukur për ata që kanë vizituar Tiranën, Shqipërinë. Uroj që ne me sjelljen tonë, t’i bëjmë të huajt të vijnë e të vijnë përsëri në Tiranë. Sot është një ditë e bukur gjithashtu për futbollin shqiptar që pas një pune voluminoze, arriti një objektiv madhor që të ketë një trofe të rëndësishëm dhe një aktivitet të rëndësishëm. Uroj që të gjithë bashkë, holandezë, italianë, kombësi të tjera, shqiptarë që jemi shumë mikpritës ta shijojmë këtë aktivitet, ta shijojmë këtë finale dhe mos të jetë i fundit për ne shqiptarët. I uroj suksese ekipit të Romës dhe ekipit të Feyenoordit dhe uroj që të dyja ekipet ta zbukurojnë akoma më shumë këtë festë. Uroj spektakël dhe fair-play. Faleminderit dhe ta shijojmë të gjithë bashkë!”, – tha Presidenti Duka në fjalën e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa, Ambasadori shqiptar i UEFA Conference League, Lorik Cana shprehu krenarinë që finalja e këtij kompeticioni do të zhvillohet në Shqipëri dhe u uroi sukses të dyja skuadrave finaliste.

“Mirë se keni ardhur në Tiranë. Jemi kryeqyteti i futbollit, për ditën e sotme dhe të nesërme të paktën. Për herë të parë, në edicionin e parë kemi kënaqësinë dhe krenarinë të mirëpresim dhe të prezantojmë trofeun e Conference League që nis rrugëtimin. Shpresoj sa më gjatë dhe sa më bukur dhe jam shumë i sigurt që me këmbë të mbarë në vendin tonë. Uroj që të kënaqeni këto dy ditë. Për të huajt që nuk kanë qenë, t’i presim në mënyrë sa më të mirë, të festojmë dhe fitoftë më i miri”, – tha Lorik Cana.

Tashmë qyteti ka hyrë në atmosferën festive teksa vetëm një ditë na ndan nga ky event i madh europian, që e bën Shqipërinë të jetë qendra e kontinentit për një ditë. Përveç eksopozimit të trofeut do të ketë edhe shumë aktivitete të ndryshme argëtuese për të gjitha moshat në fan zonën e ngritur në sheshin Skënderbej.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";