
Xherdan Shaqiri futbollisti që bëri botën të dashurohej mbas futbollit të tij ka dhënë ditën e sotme një lajm të keq për të gjithë tifozët e Zvircës.
“Ylli” shqiptar ka vendosur që të largohet ga kombëtarja. Kujtojmë që Shaqëiri këtë kampionat Europian vendosi një tjetër rekord, duke u bërë i vtmi futbollist që shënon në 6 turne madhorë radhazi.
Bëhet fjalë për Kupën e Botës 2014, Euro 2016, Botërorin 2018, Euro 2020 (2021), Kupën e Botës, në Katar, 2022, si dhe tanimë në Gjermani, duke shkruajtur me gërma të arta emrin e tij, në historinë e futbollit.
“Shtatë kompeticione, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha e lamtumirës nga ekipi kombëtar. Kujtime të bukura dhe të paharrueshme për mua. Dua t’u them të gjithëve: FALEMINDERIT”,- shkruan Xherdan Shaqiri, i cili me “Helvetët” zhvilloi në total plot 125 përballje, ku shënoi 32 gola e asistoi 34 të tjerë