Trajneri Sylvinho shpall listën, 24 lojtarë për të përballuar Ukrainën dhe Gjeorgjinë, nuk mungojnë surprizat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trajneri Sylvinho shpall listën, 24 lojtarë për të përballuar Ukrainën dhe Gjeorgjinë, nuk mungojnë surprizat

Trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo publikoi listën e lojtarëve të cilët do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Nuk mungojne edhe risitë në mesin e 24 lojtarëve që kanë marrë një ftese nga trajneri i përfaqësueses. Për portën mungojnë Etrit Berisha ndërsa të gatshëm do të jenë Tomas Strakosha, Alen Sherri i sapotransefruar tek Kaljari si dhe Simon Simoni. Në mbrojtje baza është e Euro 2024, teksa bie në sy vetëm mungesa e Arlind Ajetit, por edhe hyrja e re, ajo e mbrojtësit të Partizanit Hadroj, që edhe më herët ka qenë në vëmendjen e Silvinjos.

Në mesfushë bie në sy grumbullimi për herë të parë i Sebastian Spahiut i cili bëri një paraqitje shumë të mirë me Egnatian në kampionatin shqiptar sezonin e kaluar dhe gjatë verës u transferua në kampionatin Iranian. Nga grupi i vjetër në mesfushë nuk është Klaus Gjasula.

Konfirmohet ndërkohe Yalenti i Leçes, Medon Berisha, ish kapioteni i kombëtares. Risi edhe në fazën ofensive, përfshirja e Agim Zekës, 25 vjeçarit që luan me Partizanin. Të tjerë sulmues të grumbulluiar janë Armando Broja, Rei Manaj dhe Taulant Seferi, pa lënë mënjanë edhe dy lojtarët e krahut Asani dhe  Hoxha.

Advertisement

Një pjesë e lojtarëve kuqezi do të mbërrijnë të dielenë , ndërsa seance e parë stërvitore zhvillohet të hënën në  “Shtëpinë e Futbollit”. Të premten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë, aty ky më 7 shtator do të luhet ndeshja e parë në Grupin B1 të Nations League ndaj Ukrainës, në stadiumin “Epet Arena”, në orën 20:45, ndersa në 10 shtator, kuqezinjte presin n ë Tiranë Gjeorgjinë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy