Trajneri Brazilian i kombëtares shqiptare, Sylvinho, i cili kualifikoi për herë të dytë në histori kuqezinjë në një kometicion të rëndësishëm siç është kampionati Europian, është në garë për trajnerin më të mirë të vitit.
Emri i Sylvinho është përkrahë emrave të trajnerëve të mëdhenj botërorë si ai i kombëtares franceze, Didier Deschamp, Roberto Martinez, Marcelo Bielsa dhe Lionel Scaloni, me këtë të fundit që shpalli Argjentinën kampione të botës në “Katar 2022”.
Kështu emri i trajnerit të Kombëtares është në garë për të marrë çmimin si trajneri më i mirë për 2023, që do jepet në bazë të performancës.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";