Trajneri i Holandës paralajmëron për De Jong: Ka një dëmtim të rëndë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trajneri i Holandës paralajmëron për De Jong: Ka një dëmtim të rëndë

Ronald Koeman, ish-trajneri i Barçës dhe trajneri aktual i Holandës, ngriti alarmin për gjendjen fizike të Frenkie de Jong, i cili ka qenë jashtë fushës që nga mesi i prillit.

“Sigurisht që unë flas me të, sepse ne e njohim mirë njëri-tjetrin. Ai është i shqetësuar për dëmtimin e tij. Para Europianit menduam se nuk do të arrinte në ndeshjen e parë, por kishim shpresa se ai do të mund të luante në turne, por në fund nuk ishte kështu ai ka një dëmtim të rëndë dhe duhet të presim dhe të shohim se si do të shkojë gjithçka dhe shpresoj që të shërohet shpejt, por ai nuk është ende gati për të luajtur”, tha ai. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy