Trajneri i Atalantës, Gasperini: Isha me koronavirus në ndeshjen me Valencian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trajneri i Atalantës, Gasperini: Isha me koronavirus në ndeshjen me Valencian

Trajneri i Atalantës, Gasperini: Isha me koronavirus në ndeshjen me ValencianTrajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, ka treguar se ishte i sëmurë me koronavirus një natë para ndeshjes kundër Valencias në Ligën e Kampionëve, por nuk kishte pranuar të shkonte në spital pavarësisht se ishte ndier keq.

Bergamo ishte njëra prej epiqendrave të pandemisë në Itali dhe shumë ekspertë thonë se ndeshja e 1/8 së finales në San Siro ishte ndër shkaktarët kryesorë të shpërndarjes së virusit, pasi 40 mijë persona e kishin vizituar Milanon atë ditë, për ta festuar rezultatin historik 4:1.

“Jam ndier i sëmurë ditën para ndeshjes me Valencian, pastaj pasdite kur u zhvillua ndeshja u ndjeva edhe më keq”, tha Gasperini për Gazzetta dello Sport. “Nëse i shikoni fotografitë e mia nga ndeshja, nuk dukem mirë në stol. Kjo ishte më 10 mars. Në dy netët pasa ndeshjes, nuk mund të flija mirë. Nuk kisha ethe, por ndieja se kisha”, tregoi ai.

“Ambulanca kalonte pranë çdo dy minuta, sepse spitali ndodhet pranë qendrës stërvitore. Tingëllonte si zonë lufte. Natën mendoja, çfarë do të ndodhë me mua nëse shkoj në spital? Nuk mund të shkoj tani, kam shumë për të bërë… ishte në një mënyrë shaka për ta disponuar veten, por në të vërtetë kam menduar për këtë”, shtoi ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy