Vazhdojnë kritikat ndaj Luis Enrique. Pas fjalëve të Lizarazu, Arsene Wenger, ish-trajneri historik i Arsenalit, gjithashtu foli për “beIN Sports”, ku shprehu mendimet e tij për ndeshjen e humbur 1-0 nga PSG në “Parc des Princes” kundër Borussia Dortmund:

“Deklaratat e tij ishin pak të pakuptimta. Personalisht u befasova kur ai e justifikoi humbjen me traversat dhe shtyllat, por ka edhe një fakt tjetër. PSG iu deshën 45 minuta për të luajtur me ritmin e një ndeshjeje të Champions League.

Në këtë nivel vlejnë faktet, jo justifikimet. Fakti është se në dy ndeshje, PSG nuk shënoi dot gol. Kur luani në shtëpi në një ndeshje të tillë, ju duhet që nga minuta e parë ta vini nën presion skuadrën kundërshtare. Nëse nuk e bëni këtë, kur jeni në disavantazhin 1-0 të gjysmëfinales së parë, ju pësoni një gol fatkeq nga një këndore dhe në thelb del jashtë garës.

Unë besoj se PSG nuk hyri në lojë me ritmin e duhur, qëndrimin e duhur, qasjen e duhur. Më tej do të thoja se parizienët u mbështetën paksa si shumë tek individët për të bërë diçka të veçantë. Vitinha ishte i vetmi lojtar i PSG-së që performoi mirë dhe i shkaktoi Dortmundit ndonjë problem serioz gjatë gjysmëfinales së kthimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas kësaj pamë veprime individuale të Dembele dhe Mbappe, dhe kjo është ajo që ndodhi. Ky është një zhgënjim i madh sepse, në fund të ditës, PSG u eliminua kundër ekipit të pestë në renditjen e Bundesligës.

Të gjithë donin të luanin me Dortmundin, por ndonjëherë, në Ligën e Kampionëve, është e rëndësishme vetëm të kapni formën në momentin e duhur. Skuadra gjermane zhvilloi një ndeshje të mirë dhe tani është në finale. Mendoj se as vetë ata nuk e prisnin”.