
Trabzonspor po bën gjithçka për të bërë të sajin Rei Manajn. Gjigantët turq po bëjnë sulmin e fundit duke negociauar me Sivasporin për të marrë Manajn, për të cilin kërkohet një shumë e konsiderueshme monetare.
Gjigantët turq kanë gati një muaj që nuk kanë shënuar gol, dhe zgjidhja e vetme e këtij problemi është që të forcojë sulmin, me Manajn, që është një nga emrat më të pëlqyer për drejtuesit, ndonëse ai nuk është i vetmi, pasi në listë janë edhe sulmues të tjerë si holandezi Wout Weghorst dhe “shtatlarti” nigerian, Paul Onuachu i Southampton.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka dy avantazhe ndaj rivalëve,
Ai është më i ri në moshë, 27 vjeç, dhe kartoni i tij kushton më lirë, rreth 5 milionë euro, ndërsa Onuachu arrin në 13 milionë.
Gjithashtu Manaj ka përvojë në Superligën turke, diçka që nuk e ka holandezi Weghorst, ndërsa nigeriani ishte vjet i huazuar te Trabzonspor duke shënuar 15 gola.