![Titulli kampion ‘mision i pamundur’ për Kukësin, verilindorët mposhten nga Laçi](https://struga.info/wp-content/uploads/2020/06/laci-kukesi-600x337.jpg)
Kukësi u mposht nga Laçi në transfertë, duke zbehur jashtëzakonisht shumë shpresat për titullin kampion.
Humbja 2-0 e verilindorëve e çon sërish në 9 pikë diferencën e Kukësit nga Tirana kryesuese, kur duhen edhe 6 ndeshje nga përfundimi i kampionatit.
Golat e ndeshjes u shënuan nga Lushkja (35′) dhe Selmani (71′).
Ndërkohë, në dy ndeshjet e tjera të luajtura sot, Teuta fitoi 5-1 në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, ndërsa Skënderbeu fitoi 1-0 në Ballsh, ndaj Bylisit.
Advertisement