Roma-Fejenord. Është ky dueli i finales së Conference League që do të mbahet në edicionin e parë historik në Tiranë, në stadiumin Air Albania në datën 25 maj.
Skuadra italianë mposhti 1 me 0 Leicester në Romë në sfiden e kthimit falë një goli të Abraham duke siguruar bileten e finales pasi takimi i parë ishte mbyllur 1 me 1 në Angli.
Ndërkohë holandezet e Fejenord mbrojten fitoren 3 me 2 të sfides së parë ndaj Olimpik Marseje.
Tanime Roma dhe Fejenord përgatiten për finalen e madhe të Tiranës, tek për Shqiperine ky eveniment kaq i madh do të jetë jo vetëm moment historike por dhjetera miliona euro arketime si dhe mundesi fantastike per promovimin e Tiranes.
Edhe vete kryeministri Rama nuk e kurseu entuaziazmin e tij për këtë ngjarje të madhe futbollistike në vendin tone,
EDI RAMA
Kush e mendonte këtë ngjarje të bukur deri para pak vitesh, kur Kombëtarja e Shqipërisë emigronte jashtë se s’kishte stadium të pranuar nga FIFA/UEFA për ndeshjet e shtëpisë?!Po nuk është vetëm stadiumi, është imazhi i Shqipërisë, niveli i sigurisë, shërbimit, ushqimit, nami ndërkombëtar i Tiranës, që janë sot pakrahasimisht më mirë se sa deri para disa vitesh.
Advertisement
Vec tifozeve të Romes dhe Fejenord, edhe shqiptarët kanë mundesi të prenotojne një bilete për të ndjekur nga afërt këtë finale, duke rezervuar bileten e tyre online në faqen e Uefa-s.