Pas humbjes me Teutën, Tirana është rikthyer te fitorja në Superligën Shqiptare pas fitores me rezultatin e pastër 3-0 kundër Vllaznisë.
Bardhë e blutë e dominuan plotësisht sfidën me Vllazninë që thuajse ishte spektatore e lojës së Tiranës.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë 2-0 të lojtarëve të Egbo-së, me dyshen e golave Torasa dhe Ngo. Një prekje e topit me dorë brenda zonës nga bardhë e blutë rriti tensionin në fushë pasi shkodranët kërkuan penallti, por fjalën e fundit e dha arbitri Enea Jorgji i cili sinjalizoi vazhdimin e lojës.
Edhe pse në fund të pjesës së parë Tirana mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Hoxhallarit, shkodranët nuk ditën ta shfrytëzojnë situatën.
Tirana më se e vendosur për të marrë tre pikët, realizoi golin e tretë me Kalen duke vulosur fatin e ndeshjes. Kjo fitore e çon Tiranën në kuotën e 62 pikëve, duke kryesuar bindshëm.