Tirana i prish festën Kukësit, përmbys Skënderbeun dhe i afrohet titullit kampion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana i prish festën Kukësit, përmbys Skënderbeun dhe i afrohet titullit kampion

Tirana i falet anglezit Michael Ngoo. Sulmuesi shtatlartë “shpëtoi” bardheblutë nga një surprizë e pakëndshme në transfertën e Korçës, ku deri 20 minuta para përfundimit të kohës së rregullt vendësit kryesonin me gol të Mensah, të shënuar që në minutën e 9-të. 27-vjeçari përmbysi rezultatit me dy gola të njëpasnjëshëm, duke u dhuruar një fitore me shumë vlerë kryeqytetasve, që sa më shumë kalojnë javët aq më shumë i afrohen titullit të 25-të kampion.

Në fakt, ishte një Tiranë me dy fytyra, apatike në fraksionin e parë, e paaftë madje për të dalë me lehtësi nga zona, por që ndryshoi ritëm, ndoshta edhe nga lodhja e kundërshtarit, në pjesën e dytë.

Torasa humbi një rast të pabesueshëm me kokë në minutën e 48-të, ndërsa në të 52-tën Koliçi i mohoi golin Bathës për të ardhur më pas te goli i barazimit i shënuar nga Ngoo, pas krosimit të saktë të Cobbinah në minutën e 71-të. Vetëm 6 minuta më vonë, Ngoo shtyu në rrjetë një top të mbetur në zonë pas disa tentativave të njëpasnjëshme të bardhebluve, duke i dhënë një fitore ta pabesueshme ekipit të tij.

Skënderbeu nuk gjeti forca në minutat e mbetura për të shmangur humbjen, kështu që festa në fund ishte e gjitha për Tiranën, që shkon e qetë në përballjen me Kukësin e vendit të dytë.

Advertisement

Teuta fundos Vllazninë, Kukësi mposht Bylisin

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy