Për herë të parë në kryeqytet vjen kampionati i volejbollit “Tirana Beach Volley, Open 2023”, një aktivitet që do zhvillohet në kuadër të “Tirana, Qyteti Europian i Sportit”.

 

Projekti “Tirana Beach Volley, Open 2023” do të dhurojë spektakël volejbolli në rërë, gjatë 3 ditëve te kampionatit, në datat 25-26-27 Gusht dhe ka për qëllim të promovojë sportin e volejbollit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky event sportiv do realizohet në Sheshin “Nënë Tereza” dhe synon të kthehet në një traditë për kryeqytetin.

 

Në këtë kampionat janë regjistruar 20 ekipe nga të cilat 12 janë ekipe meshkujsh dhe 8 ekipe për femra.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë 3 ditëve të kampionatit do të ndeshen ekipet për të siguruar vendet për gjysmëfinalet dhe për finalet e medha të cilat do të luhen pasditen e së dielës më 27 Gusht.