Sipas gazetës arabe Asharq al-Aësat, Federata e Futbollit të Arabisë Saudite ka nisur një hetim ndaj asit portugez të Al Nasr, Cristiano Ronaldo, lidhur me një gjest që ai u bëri tifozëve të Al Shabaab në një ndeshje të ligës kombëtare.

Të dielën, Al Nasr mposhti Al Shabaab 3-2 jashtë shtëpisë. Ronaldo “zbllokoi” lojën, duke shënuar golin e fitores në minutën e 87-të. Pas fishkëllimës së fundit, portugezi vuri dorën te veshi dhe më pas tundi disa herë zonën e legenit. Gjesti kishte për qëllim një “mesazh” për tifozët kundërshtarë, të cilët gjatë ndeshjes brohorisnin emrin e sulmuesit argjentinas Lionel Messi.

Pamjet në lidhje me episodin do të analizohen nga komiteti disiplinor i Federatës Saudite të Futbollit, sipas gazetës. Më 8 shkurt, pas një ndeshjeje miqësore midis Al Hilal dhe Al Nasr, Ronaldo, i cili ishte rrugës për në tribunë, mori një shall të Al Hilal nga toka, e kaloi atë disa herë në ijë dhe më pas e hodhi./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";