Katër tifozë italianë dhe holandeze janë aktualisht të shtruar në spital si pasojë e incidenteve të rënda të mbrëmjes së të martës në Tiranë.
Tre tifoze italianë dhe një holandez janë të ndarë mes spitalit të Traumes dhe Sanatoriumit.
Ata janë jashtë rrezikut për jetën ndonëse kanë marrë lëndime me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit.
Nga ana tjetër janë lënduar edhe 10 policë, pjesa më e madhe e të cileve kanë marrë mjekim në spital dhe janë larguar.
Edhe tifozi shqiptar që u gjakos në kokë pas përplasjes me holandezet tek zona e 9-katëshve, doli nga spitali.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se ka shkuar në 80 numri I të ndaluarve në komisariate në mesin e holandezeve dhe italianeve .
Ata shkaterruan mjediset publike, sulmuan policine dhe u konfrontuan në rrugë të ndryshme të Tiranës.