Vllaznia vazhdon zhgënjimin e shkodranëve, duke u mposhtur nga Teuta e Durrësit brenda fushës së saj.
Ekipi kuqeblu humbi me rezultatin e pastër, 0-3, ku durraskët i shënuan dy gola nga pika e bardhë 11-metërshit. Kallaku shënoi në pjesën e parë me penallti. Ndërsa në të dytën shënuan Vila në minutën 83′, si dhe Aleksi në të 88’po nga penalltia.
Ndeshja Kukësi-Bylis pëfundoi me fitoren e verilindorëve, me rezultatin e ngushtë 1-0. “Vendasit” fituan një penallti në minutën e 37-të, pas një kontakti midis Enis Gavazajt dhe Qardakut të ekipit ballshiot. Kukësi është në vendin e dytë me 56 pikë, duke qenë 6 pikë larg Tiranës së vendit të parë.
Vllaznia nuk përfitoi nga hapi fals i Bylisit për t’ju afruarme pikë në përballjen e mbijetesës, ndërsa durraskët kanë kaluar Laçin, duke prekur kështu ëndrrën evropiane.