Bylisi ka shtangur Skënderbeun dhe është skuadra e fundit e kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Ujqërit e Dëborës kaluan në avantazh me Mensah, i cili realizoi në minutën e 34-ët, një gol që iu dedikua të riut Meksi, i cili u dëmtua rëndë pikërisht në sfidën e fundit të luajtur ndaj Bylisit.

Momenti tensioni ka sjellë minuta e 43-të dhe shkak është kryesori Jorgji, që fillimisht akordon një penallti të paqenë për Bylisin, më pas e anulon atë pas ndërhyrjes në kufje të eprorëve të tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë Bylisi bëri një lojë të mirë më pas dhe në minutën e 76-të Malçi shtyn në rrjetë topin e Mëllugjës, duke realizuar golin që i çon në gjysmëfinale mallakastriotët.