Të mëdhatë e Evropës duan Kumbullën, por Verona e shet shtrenjtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të mëdhatë e Evropës duan Kumbullën,  por Verona e shet shtrenjtë

Mbrojtësi i Hellas Veronas, Marash Kumbulla, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane, që duan ta bëjnë pjesë të tyren. Skuadra veroneze ndërkohë ia ka caktuar çmimin mbrojtësit kuqezi.

Drejtori i klubit, Tony D’Amico, u shpreh se lojtari do të kushtojë më shumë se 25 milionë euro këtë verë.

Ai ka bërë paraqitje shumë të mira në 18 takimet e luajtura këtë sezon, ndërkohë që ka shënuar edhe 1 gol.

Advertisement

Ka kohë që emri i tij lidhet me një transferim te skuadra të mëdha si Napoli, Inter, Chelsea, Fiorentina, Manchester United, RB Leipzig, PSG, Everton, Lazio, Tottenham Hotspur e Eintracht Frankfurt.

“Po flasim për një mbrojtës të shkëlqyeshëm që po ka një stinor të jashtëzakonshëm, sidomos për moshën e tij. Ai do të ketë shumë oferta në tavolinë, por është shumë herët të flasim për shifra tani. Është nder për ne që kemi zhvilluar këtë lojtar në Akademinë e të rinjve”, tha D’Amico.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy