Të gjithë sytë te Armando Broja. Euro 2024 mund të rezultojë si mundësia e jetës për sulmuesin kuqezi, i cili sezonin e fundit vuajti shumë në premier League, ku në fazën e parë vuajti për një kohë të gjatë dëmtimin dhe u aktivizua shumë pak te Chelsea, ndërsa në fazën e dytë u huazua te Fulham, por që rezultoi një transferim “nga shiu në breshër”.

Megjithatë për yllin kuqezi kanë shfaqur interes mjaft skudra në ishull, Seria A dhe sëfundmi po bien sirena edhe në Francë dhe Gjermani.

Dortmund dhe Monako i janë shtuar skuadrave që po shikojnë me vëmendje dhe interes të veçantë Armando Brojën, i cili ka në këmbnët e tij fatin e tij dhe të Shqipërisë në Euro 2024, pasi nëse shkëlqen kuqezinjtë mund të ëndërrojnë ëpr më tej, ndrësa ai për një kluab dinjitoz dhe një të ardhme të sigurtë në karrierë.

Sipas “L’Equipe”, Broja është në majën e listës së dëshirave të klubit të principatës, pasi nga radhët e tyre do të largohet Uisam Ben Jeder.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";