Armando Broja vijon të jetë në qendër të merkatos verore ku të shumta janë klubet e interesuara për ta bërë pjesë të tyren.
Everton, Milan, Southampton dhe Brentford janë në garë të fortë për marrë Brojën nga Chelsea, ku ai tashmë po kryen fazën përgatitore në SHBA.
Everton kërkon me çdo kusht Brojën pasi e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Kalvert-Levin, i cili do të shkojë te Uest Hem ose Njukasëll.
Megjithatë mediat bëjnë me dije se vetë Broja është në pritje të Milanit, të cilët mesa duket kanë gati edhe një sulm të fundit. Shqiptari shihet si njeriu kyç në sulm, pasi kuqezinjtë pas Moratës kërkojnë edhe një tjetër lojtar në fazën e avancuar.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
/Vizionplus.tv/