
Armando Broja është padiskutim atraksioni më i madh i kësaj merkatoje verore sa i përket dëshirave të klubeve.
Pas Evertonit, Dortmundit, Southampton, Milanit dhe Marsejës, tashmë edhe Juventus është futur në garë të plotë për shërbimet e sulmuesit kuqezi.
Prej disa ditësh Broja ndodhet në SHBA ku po zhvillon stërvitjen intensive me blutë e Londrës, por ofertat ndaj tij sa vijnë dhe shtohen.
“Gazzetta dello Sport” raporton se drejtori sportiv i Juventusit Kristiano Xhuntoli pëlqen sulmuesin e Kombëtares kuqezi, Armando Broja.
Fonseka nga njëra anë dhe Mota nga ana tjetër janë në një garë të fortë për të bërë të tyrin sulmuesin kuqezi, i cili shihet si një nga talentet më me peshë në repartin e avancuar.
Nga karakteristikat e tij, Broja është zëvendësuesi ideal i Vlahoviçit. /Vizionplus.tv/