Igli Tare vijon të jetë një nga njerëzit më të kërkuar në Serie A. Edhe pse i larguar nga Lazio, Tare mbahet mend nga të gjithë për blerjet e suksesshme që kushtuan shumë pak për arkat e klubit.

Zërat e merkatos flasin për një interes nga Fiorentina, që është gati për të zëvendësuar Daniele Prade në verë.

Janë mediat italiane ato që theksojnë se Fiorentina kërkon që në rolin e drejtorit sportiv është ai i Igli Tares, që ka një eksperiencë të suksesshme dhe e njeh mjaft mirë ambientin në futbollin italian.

Shqiptari është njeriu i duhur për objektivat e klubit nga Firence, i fokusuar te rritja, por i vëmendshëm ndaj buxheteve, ashtu si Lacio.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithsesi për momentin këto janë vetëm zëra, por Tare në një intervistë të fundit me TV Play në Tëitch deklaroi: “Për mua Italia ka një rol themelor, ndihem plotësisht i rikuperuar për një projekt të ri këtu ose jashtë vendit”.