Arriti të bënte mrekullinë që në rrugëtimin e tij të parë, në një fazë kualifikuese të një turneu madhor, siç është edhe Kampionati Evropian i futbollit, Euro 2024.

Së fundmi, tekniku brazilian ka dhënë edhe një intervistë për prestigjiozen spanjolle, “AS”, ku nuk mund të mos fliste për përgatitjet e “Kuqezinjve” të tij, në prag të Evropianit të Gjermanisë, si dhe për aftësitë e mëdha që posedojnë “Legjionarët” , gjë të cilën e kanë treguar edhe në elitat e futbollit anglez, italian, portugez, spanjoll apo gjerman.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më tej, gjatë intervistës me gazetën madrilene, Sylvinho është ndalur edhe te rivalët më të mëdhenj, në grupin B, ku Shqipëria është shortuar këtë Kampionat Evropian, Spanjën, ku më konkretish foli për dy “yjet” e ekipit Gavi dhe Lamine Yamal, me këtë të fundit, që e konsideroi si një lojtar, që ka gjithçka për të qenë një lojtar i madh në të ardhmen.