Sylvinho flet para ndeshjes me Poloninë: Rëndësi ka të mos humbasim, kam krijuar ekipin më të mirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sylvinho flet para ndeshjes me Poloninë: Rëndësi ka të mos humbasim, kam krijuar ekipin më të mirë

Në prag të ndeshjes me Poloninë, trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho u shpreh se ndeshja është mjaft e rëndësishme, por jo vendimtare për rrugëtimin drejt Euro 2024.

 

Në një konferencë për media, Sylvinho tha se ekipi që ka krijuar është mjaft i mirë dhe me eksperiencë, teksa vë në dukje edhe punën që ai vetë ka bërë për të arritur rezultate pozitive.

 

Advertisement

 Ku ndryshon Polonia me Çekinë?

 

Mund të ndodhë gjithçka. Lojtarët përgatiten gjithmonë për fitore. E rëndësishme është që të mos humbasim. Polonia është ndryshe nga Çekia. I dijmë mirë limitet tona. Nuk duhet të ndryshojmë zemrën dhe shpirtin. Kam punuar shumë me ekipin, kanë një ekip me eksperiencë.

 

Advertisement

E kam thënë që do jetë grup i vështirë. Ka punë për të bërë përpara. Kanë ardhur rezultate që nuk priteshin, por ia kemi dalë mbanë. Sa i përket Muçit, është i talentuar. Ai vendosi ndeshjen ndaj Ishujve Faroe. Ne jemi 24 lojtarë, jo 11. Ne japim gjithçka. Kushdo që luan, mund të bëjë diçka që ndryshon rrjedhën e ndeshjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy