Nga Ervin Sina
Surprizë e bukur në NBA. Boston Celtiks, formacioni më në formë i momentit në këtë kampionat u dorëzua pas 9 fitoresh radhazi, duke shtyrë për pak ditë konfirmimin matematikor si vendi i parë në konferencën e lindjes.
Ata që festuan ishin sportistët e Atlantës të cilët e mposhtën Bostonin 120 me 118. Një sukses i madh dhe shumë emocionues pasi u sigurua vetëm 10 sekonda para fundit të takimit. Atlanta ishte në disavantazh 30 pikësh në fund të periodës së dytë, por ringritja ishte epike..Ata madje përmbysën gjithçka përmes një trepikëshi të Hunter pak sekonda para fundit, në një ndeshje ku për ta ishin të rëndësishme 22 pikët e Bogdanovicut dhe 19 pikët e Mërrejt, të cilët sfumuan 37 pikët e një super Xhejson Tatum.
Fitore e bukur dhe e rëndësishme edhe për kampionët në fuqi të Denver të cilët mundën Memfis 128 me 103. Diferencën e bëri pjesa e parë…në 30 minutat e kësaj pjesë Denver fitoi 69 me 44 , një distancë 25 pikëshe e cila rezultoi jetike për ti dhënë suksesin Denverit që ka marrë vendin e parë në renditje në konferencën e perëndimit në pritje të rezultatit të Oklahoma City Thander.
Për kampionët në fuqi të NBA, shkëlqyu Nikola Jokic, me 29 pikë, 11 topa të kapur në tabelë dhe 8 asist.
Në duelet e tjera Dallas Maveriks mundi Jutah 115 me 105, Nju Jork mposhti Detriot ndërsa Hjuston vazhdon serinë radhazi të fitoreve duke likuiduar këtë herë Portlandin 110 me 92 në konferencën e perëndimit./vizionplus.tv/