“Sulmet ndaj Hysajt, të pavend”, Drejtori i PR në FSHF: Kroacia një finale, Asani nuk ka problem

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Sulmet ndaj Hysajt, të pavend”, Drejtori i PR në FSHF: Kroacia një finale, Asani nuk ka problem

Kritikat ndaj Elseid Hysajt për golin e  dytë të pësuar ndaj Italisë kanë zënë jo pak  vend në media dhe opinionin sportiv shqiptar.

E gjithë situata çoi në reagimin publik të mbrojtësit të kombëtares, i cili kërkoj falje publike përmes rrjeteve të tij sociale.

Drejtori i komunikimit në federatë Fatjon Kodra përmes një deklarate dhënë për emisionin Euro Cup  Nights në Vizion Plus dhe Tring, tha se kritikat ndaj një lojtar që i ka dhënë kaq shumë kombëtares janë krejtësisht pa vend.

Kodra sqaroi se stafi teknik me në krye trajnerin Silvinjo nuk janë marrë fare me çështjen Hysajt, përkundrazi janë fokusuar tërësisht te ndeshja shumë  e rëndësishme me Kroacinë e cila është një finale për kualifikimin.

Advertisement

Ai mohoi lajmet për dëmtimin e Asanit, por u tregua hermetik lidhur me pyetjen mbi ndryshimet e mundshme në formacion kundër Kroacisë.

Dueli i dytë i Shqipërisë në grupin B do të zhvillohet të mërkurën në Hamburg në orën 15:00. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy