Studimi/ Sfida e Champions-it ka shkaktuar vdekjen e 41 personave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi/ Sfida e Champions-it ka shkaktuar vdekjen e 41 personave

Ndërsa COVID-19 sapo kishte nisur të shfaqej, por pasojat e tij vdekjeprurëse ende nuk ishin kuptuar mirë, aktivitetet e ndryshme në Evropë vazhdonin që të kryheshin.

Edhe sporti nuk ishte ndalur, ndërkohë që tifozët nuk ishin ndërgjegjësuar për rrezikun.

Në bazë të një studimi të kryer, ndeshja e kthimit e fazës së 1/16-ave për Ligën e Kampioneve Liverpul-Atletico Madrid 2-4 ka shkaktuar vdekjen e 41 personave.

Advertisement

Ky është konkluzion që nxori Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në Britaninë e Madhe pasi kreu një studim për takimin e 11 marsit ku spanjollët eliminuam në mënyrë befasuese kampionët në fuqi të Evropës.

Megjithëse në Spanjë dhe disa vende të tjera të Evropës ishin marrë masat që ndeshjet të zhvilloheshin pa tifozë, autoritetet angleze në Liverpul lejuan që takimi të luhej me tifozë.

Ndeshja u ndoq nga 54 mijë veta, ku 3 mijë ishin tifozë të Atletico Madridit.

Pas këtij takimi, numri i personave të infektuar me koronavirus dhe i viktimave u rrit ndjeshëm në Liverpul.

Advertisement

Sot Anglia numëron rreth 36 mijë të vdekur nga COVID-19.

Një tjetër takim që dyshohet se ka shkaktuar shumë viktima prej koronavirusit është Atalanta-Valencia 4-1, e luajtur në “San Siro” në 19 shkurt, takim i vlefshëm për Ligën e Kampioneve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy