Strakosha rikthehet në kampionatin grek: S’ka më fjalë, vetëm punë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Strakosha rikthehet në kampionatin grek: S’ka më fjalë, vetëm punë

Thomas Strakosha rikthehet pas 12 vitesh në kampionatin grek. Gardiani kquezi ka firmosur ditën e sotme kontratën me AEK, deri në vitin 2029.

Ka qenë vetë klubi grek i cili ka zyrtarizuar lajmin përmes rrjeteve sociale.

Gardiani kuqezi sezonin e fundit ishte pjesë e Brendford në Angli ku nuk gjeti hapësira. Më herët ai ka mbotjrur portën e Salernitanës dhe Lazios për disa vite.

AEK njofton blerjen e Thomas Strakoshas. Portieri  shqiptar ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me ekipin tonë deri në qershor të vitit 2029”, shkruan AEK.

Advertisement

29-vjeçari i pati fillimet te Salernitana në Seria B, përpara se të kalonte te Lazio, skuadër në të cilën luajti për disa sezone. Debutimi i Strakoshës, me skuadrën e re në një ndeshje zyrtare  pritet me padurim nga tifozët.

Unë jam shumë i lumtur që transferimi im te AEK u kompletua. Po pres me padurim që të nis stërvitjen dhe të jem në gatishmëri të trajnerit tim. Që nga sot nuk ka më fjalë, vetëm punë”, tha ai.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy