Portieri i kombëtares Thomas Strakosha ka spikatur këtë Europian në ekipin kuqezi me pritjet e tij herë pas herë vendimtare.

Por, ndryshe nga shumë futbollistë të Kombëtares që janë komentuar për mbështjetjet e partnerëve të tyre në shkallët e stadiumeve të Gjermanisë, Strakoshës i ka munguar kjo pjesë.

Te paktën publikisht ai nuk e ka marrë këtë Europian “duartrokitjen” e partneres së tij, Esther Adjoa Asiedu.

Pas këtij (mos)veprimi të modeles, vihet re edhe një tjetër detaj shumë i rëndësishëm për çiftin. Dyshja ka fshirë fotot me njëri-tjetrin në profilet e tyre në Instagram.
Katër vite më parë Thomas Strakosha bëri publike lidhjen me modelen Esther, shkruan vizionplus.tv. Postimet e tyre krah njëri-tjetrit dhe dedikmet e dashurisë kanë qenë gjithmonë të pranishme, prandaj “zhdukja” e tyre papritur nuk mund të kalojë pa marrë vëmendje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu nëpërmjet rrjeteve sociale, çifti na kishte zbuluar se lidhja e tyre e dashurisë ishte konsoliduar dhe ata janë prezantuar edhe me familjen e njëri-tjetrit.
Nuk dihet nëse çifti po kalon një krizë në marrëdhnie apo ky vendim i tyri vjen për një tjetër arsye./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";