Janë të shumtë sportistët që kanë lënë gjurmë të mëdha në dy dekadat e fundit me performancat dhe rezultatet e tyre të jashtëzakonshme qoftë individualisht qoftë edhe në ekip.
Rrjeti i madh televiziv Amerikan Espn, ka përpiluar një renditje të 20 sportistëve të cilët kanë shkruar historinë e sporteve të ndryshme duke pasur një impakt të madh në mbarë botën.
Majkell Fellps, notar i madh amerikan, i cili ka thyer çdo rekord të mundshëm për medaljet ne olimpiada 28 të tilla nga të cilat 23 ari pa lënë mënjanë medaljet në botërore, nuk mund të qëndronte jashtë këtij klasifikimi së bashku me notaren tjetër, amerikane 27-vjeçare Katye Ledecki e cila ka fituar 7 medalje të arta olimpike dhe 21 medalje të arta në kampionate botërore.
Nuk mungojnë në klasifikim patjetër yjet e NBA, teksa spikat legjenda e gjallë që vazhdon të luajë Le Bron Xhejms, kampionin e padiskutueshëm që ndërroi jetë Koby Brajant pa lënë mënjanë edhe Shaki o Nill, Tim Duncan dhe talentin e madh të ditëve të sotme Stefan Curry.
Duke qenë një transmetues amerikan, me siguri do të përfshiheshin në renditjen e më të mirëve edhe sportistët e futbollit amerikan dhe ata janë Aron Donald, Tom Brady si dhe Pet Mahomes, ylli i golfit Tiger Woods është gjithashtu në listën e 20 më të mirëve të dy dekadave të fundit, pa harruar gjimnasten e jashtëzakonshme Simone Biles.
Në garat e shpejtësisë, nuk mund të qëndronte jashtë gjigandi britanik Luis Hamilton.
Mirëpo një vend të rëndësishëm në këtë listë e kanë marrë tenistët, duke nisur me rekordmenen amerikane Serena Uilliams e për të vijuar me treshen e yjeve që ka bërë histori Roxher Federe, Novak Xhokovic dhe Rafael Nadal.
Në fund, por jo më pak të rëndësishëm, dy futbollistet që më rivalitetin e tyre mbajtën gjallë interesin e madh botëror për futbollin, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Dy lojtarë që kanë thyer rekorde e kanë fituar trofe pa fund, të shtyrë padiskutim edhe nga lufta në distancë me njëri-tjetrin.