Trajnerja kanadeze e futbollit për femra, Beverly Priestman, është shkarkuar nga posti i trajneres së Olimpiadës dhe është pezulluar nga federata e futbollit të vendit pasi u raportua se një dron fluturoi mbi seancën stërvitore të Zelandës së Re të hënën.
Canada Soccer tha se e ndërmori këtë veprim sepse “gjatë 24 orëve të fundit, informacione shtesë kanë ardhur në vëmendjen tonë në lidhje me përdorimin e mëparshëm të dronëve kundër kundërshtarëve, para Lojërave Olimpike Paris 2024”.
Të enjten, një gjykatë franceze tha se Lombardi ishte dënuar me tetë muaj burg me kusht pasi u deklarua fajtore për fluturimin e një droni në një zonë urbane pa licencë.
Në një deklaratë, shefi ekzekutiv i Canada Soccer, Kevin Blue konfirmoi se Priestman do të pezullohet për pjesën e mbetur të Lojërave, ndërsa do të bëhet një shqyrtim i jashtëm i pavarur.
Ndihmës trajneri Andy Spence do të marrë përgjegjësinë për pjesën e mbetur të Lojërave, me ndeshjen e radhës të kampionit olimpik në fuqi kundër Francës të dielën. /vizionplus.tv