Spanja luan me rezervat, Sylvinho ka dilema në të treja repartet për sfiden ndaj iberikëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spanja luan me rezervat, Sylvinho ka dilema në të treja repartet për sfiden ndaj iberikëve

Spanja do të luajë me formacionin e dytë ndaj Shqipërisë mbrëmjen e sotme në Dyseldord.  Fakti që Iberikët kanë siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup bën që trajneri De La Fuente të hedhë në fushë në takimin e sotëm kundër kuqezinjve, pothuajse të gjithë linjat e dyta, natyrisht një avantazh i dukshëm ky për përfaqësuesen tonë.

Që nga porta me Raja e pastaj me radhë me veteranin Vanasm apo Grimaldon, Vivian, , Merinon, Zubimendin, Baenen, Ojarzabalin, Ferran Torres, apo Hoselun janë emra që kanë pasur pak minuta në dy takimet e para. De la Fuente i jep pushim titullarëve në mënyrë që të jenë të freskët fizikisht për duelin e 1/8 në datën 29 qershor, avantazh i madh ky në një turne kaq të ngjeshur, pavarësisht se shpesh rezervat përpiqen të japin më të mirën për të treguar sa vlejnë, zëvendësimi pothuajse i të gjithë formacionit mbetet në final një avantazh për kuqezinjtë, pasi rezervat e iberikëve nuk kanë luajtur kurrë në ndeshje të gjithë bashkë me njëri-tjetrin dhe nuk kanë forcën e grupit të titullarëve.

Por çfarë ndodh me formacionin tonë? Sylvinho i cili i befasoi të gjithë me lëvizjet ndaj Kroacisë në formacion, ka 2-3 dilema. E para në të djathtë të mbrojtjes kanë avantazh, është Balliu kundrejt Hysajt si dhe në qendër ku Ismajli ka fituar ndaj Ajetit që luajti dy takimet e para.  Treshja në mesfushë Laci, Ramadani, Asllani nuk ndryshon, ndërsa Bajrami dhe Asani do të mbështesin një, mes Brojës dhe Manajt.

Variant tjetër sheh në fushë Hysajn Seferin dhe Manajn, por edhe balotazhin e fortë mes Qazim Lacit dhe Amier Abrashit.  Pavarësisht lojës së mirë në dy takimet e para si zëvendësues, duket se Arbër Hoxha do ta nisë nga stoli edhe takimin e sotëm. Kombëtares sonte i mungon Mirlind Daku i pezulluar nga UEFA./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy