Spanja do të duhet të bëjë pa Aymeric Laporte për ndeshjen kundër Kroacisë. Mbrojtësi që luan me ekipin e Al Nassr ka një dëmtim dhe do të humbasë ndeshjen e tij debutuese në tokën gjermane, atë ndaj Kroacisë ditën e shtunë.

Spanja dhe Kroacia janë në të njëjtin grup me Shqipërinë e Italinë në këtë Euro 2024 (Grupi B).

Sipas mediave spanjolle, do të jetë Nacho, mbrojtësi i Real Madridit, ai që do të zërë vendin e Laporte në këtë sfidë, për t’u rikthyer ndaj Italisë.

Ndërkohë, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, u shpreh kështu për Europianin: “Është edicioni me nivelin më të lartë teknik në histori. Askush nga ekipet e mëdha nuk ka mbetur jashtë”.

“Do të jetë një turne shumë i hapur, pa një favorit të qartë dhe me 8-10 skuadra të afta për të fituar. Mund të jetë një kampionat evropian historik për futbollin, që shënon një epokë. Përveç ekipeve të mëdha do të jenë edhe surprizat e zakonshme”, tha De La Fuente.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";