Spanja është finalistja e parë e turneut olimpik të futbollit për meshkuj në “Paris 2024”, pasi fitoi me përmbysje ndaj Marokut.

Ndeshja Spanjë-Marok u mbyll me rezultatin 2-1, me golat që për spanjollët i shënuan Fermin Lopez në minutën e 66’ dhe Luanlu Sanchez në të 85’.

Sa i përket ekipit të Marokut rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Rahimi, i cili shënoi në minutën e 37’.

Tashmë Spanja do të duhet të presë përfundimin e ndeshjes mes Francës dhe Egjiptit për të mësuar kundërshtarin që do të ketë përballë në finale, me synimin e vetëm që të triumfojë në “Lojërat Olimpike”, duke e kthyer 2024-ën në vitin e suksese të futbollit të Spanjës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";