Spanja ka eliminuar Gjermaninë duke siguruar një vend në gjysmëfinalet e Euro 2024.

Ndeshja, e cilësuar si një finale e parakohshme, dhuroi emocione të shumta në 120 minuta, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

Të parët që shënuan ishin spanjollët Dani Olmo, i cili ktheu në gol një assist të Lamine Yamal.

Megjithatë “pancerat” nuk u dorëzuan deri në minutën e fundit dhe barazuan shifrat me Wirtz.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një ndeshje me shumë raste nga të dyja palët ishte Spanja ajo që shfrytëzoi mundësinë në minutën e parafundit të kohës shtesë dhe Mikel Merino u shndërrua në hero duke shënuar në portën e Neuer.

Kështu, Spanja kalon në gjysmëfinale dhe Gjermania e mbyll këtu Europianin. Iberikët do të përballen me fituesin e sfidës Portugali-Francë. /vizionplus.tv