Spanja “dëfrehet” ndaj Andorrës, fiton Franca, Haaland mund Kosovën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spanja “dëfrehet” ndaj Andorrës, fiton Franca, Haaland mund Kosovën

Megjithëse rivali ishte modest, Spanja tregoi kundër Andorrës se është gati për ta nisur fort me dhe këmbën e duhur Evropianin. Iberikët, një prej kundërshtarëve të Shqipërisë në fazën e grupeve, fituan 5 me 0. Edhe pse nuk luajtën me formacionin e tyre më të mirë të mundshëm, spanjollët nuk iu larguan filozofisë së tyre të qarkullimit të dendur të topit. Përveç kësaj shënuan edhe golat.

I pari në minutën e 24 me anë të Perez pas shërbimit të Kubarsi. Megjithëse kontrolluan lehtësisht lojën, iberikët e gjetën golin e dytë vetëm në fillim të pjesës së dytë me anë të Ojarzabal pasi mori një pasim nga Perez. Në minutën e 66 vjen edhe goli i dytë personal i lojtarit të real Sociedad, këtë herë i shërbyer nga Ferran Torres i njëjti i cili pak çaste më vonë përmes një aksioni mbresëlënës i dha mundësi Ojarzabalit të shënonte edhe golin e tretë personal.

Në fund pati kohë edhe për gëzimin personal të mesfushorit të Barcelonës që më në fund realizoi edhe vetë. Duhet thënë që përveç rezultatit të thellë u vunë re edhe disa problematika të  Spanjës në prapavijë teksa Andorra i kërcënoi në 3-4 raste, edhe pse e mbajti topin vetëm 20%. Sfidën e parë në europian Spanja do ta ketë kundër Kroacisë në 15 qershor, pastaj me Italinë në 20 qershor dhe në fund  Shqipërinë në 24 qershor.

Në miqësoret e tjera Franca dhe Belgjika gjithashtu fituan ndaj kundërshtareve modeste. “Gjelat” një formacion shumë cilësor pretendent për euriopianin mundën 3 me 0 në fushën e tyre Luksemburgun. Mbappe në versionin kapiten shkëlqeu me një gol dhe dy asist, ndërsa realizimet e tjera erdha nga Klaus dhe Kolo Muani. Belgët ndërkohë fituan 2 me 0 ndaj Malit të Zi ku shënuan Kevin de Brojnë dhe Trosard në kohën shtesë me penallti. Norvegjia e cila është jashtë Evropianit mundi Kosovën 3 me 0, falë  një tri goleshi nga ylli i vet më i madh Erling Haland. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy