Harry Kane nuk ka qenë në formë të mirë në Euro 2024, por trajneri i Anglisë, Gareth Southgate mendon se kapiteni i tij ka bërë një ‘super punë’ për ekipin.

Anglia hyri në Europian si një nga favoritët për të fituar turneun, dhe ndërsa ka arritur në gjysmëfinale, skuadra ka luftuar taktikisht me lojtarë si Kane dhe Phil Foden që kanë qenë më të kritikuarit në skuadër. Megjithatë, Southgate nuk është i të njëjtit mendim.

Duke folur për mediat, Southgate i doli në krah sulmuesi të Bayern.

“Mendoj se Kane bëri një super punë për ekipin kundër Zvicrës. Ai ndoshta nuk po shënon, pasi po arrin në zona më të thella, por ai ende po luan një rol të jashtëzakonshëm për grupin”, u shpreh trajneri. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";