Shqiperia dhe shqiptaret sot e kanë vëmëndjen të gjithën te fokusuar vetëm tek futbolli. Kombëtarja luan një ndeshje mjaft të rëndësishme që mund të forcoje edhe më shumë pozitat e një kualifikimi në Euro 2024.

 

Përballe kuqezinjve sonte ne 20 e 45 në stadiumin tonë kombëtar në Tiranë do të jetë Çekia, që rënditet e dyta në grup fill pas përfaqësues sone me dy pikë më pak.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Pragë në muajin shtator ndeshja përfundoi 1 me 1, një pikë që u arrit falë një supergoli të Nedim Bajramit.

 

Sonte sfida nuk është jetike për Shqiperinë, edhe pse e rëndësishme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk është jetike sepse edhe në rast humbje skuadra e silvinjos mund të kualifikohet duke fituar 2 ndeshjet e nentorit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

 

Por është e rëndësishme sepse cdo pikë e marrë mund të na e bëjë shumë të lehte rrugën e kualifikimit në dy ndeshjet e fundit, ku do të na lejohej edhe ndonjë gabim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nisur nga pritshmëria e madhe publike e rritur shumë tashmë rreth kombëtares edhe për shkak se jemi në vendin e parë, trajneri Silvinjo në konferencen e fundit për shtyp u përpoq të shmangte presionin tek lojtarët duke deklaruar se në cdo rast kualifikimi do të vendoset në muajin nentor.

 

Sigurisht nuk është aspak vendimtare, sepse siç e kemi thënë vetëm në nëntorë do të vendoset kualifikimi dhe ne atëherë do të flasim për llogaritë që duhet të bëjmë. Sigurisht na duhen pikë, duhet të marrim pikë dhe do të bëjmë maksimumin për t’ia arritur objektivit por siç e thamë llogaritë do t’i bëjmë në nëntorë. Kam parasysh ndeshjen me Poloninë, apo me Çekinë në Pragë kur ne edhe mund ta fitonim, nuk po them që e meritonim por nuk mund të parashikosh kurrë një ndeshje dhe ndeshja kundër Cekisë mund t’i ketë të gjitha brenda, mund të ndodhi gjithçka.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa I takon pjesës teknike, trajneri brazilian I përfaqësueses sone pritet të hedhe në fushën e lojës thuajse të njëjtën skuadër të ndeshjes së parë në muajin shtator kundër Çekisë në Pragë. I vetmi ndryshim do të jetë aktivizimi i Ajetit ne qëndër të mbrojtjes në krah të Gjimshitit në mungese te Ismailit të demtuar.

 

Opsioni tjeter më pak I besueshëm është Balliu nga e djathta, Hysaj nga e majta dhe në qëndët Gjimshiti me Mitajn. Në sulm mungese e sigurte ajo e Brojes. Të sigurtë Cikalleshi dhe Asani ndërsa Seferi është i preferuar para Uzunit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndeshja do të gjykohet nga holandezi I mirënjohur Dani Makeli. Gjithcka është e ezauruar sa I takon biletave, shumë kohë më parë ndërsa priten edhe një numër I vogel tifozesh miq. Dueli tjetër I grupit E është ai mes Polonisë dhe Ishujve Faroe.