Në leter duket një ndeshje jo shume impenjative për Liverpool, mirëpo rrugetimi i deritanishëm i Villareal në Champions, meriton respekt pasi ka hequr Juventusin dhe Bajernin. Sonte në “Anfield” në 21:00, skuadra e Unai Emeri do të tentojë të mbajë gjallë ëndërrën për të siguruar finalen e Parisit, përballë një prej skuadrave më të mira të Europës. Vetë trajneri Klopp deklaroi se bëhet fjalë për një ndeshje shumë të vështirë, pasi e kundërta thotë trajneri gjerman do të ishte anormale, po të kemi parasysh se nuk mund të ketë duele të lehta në një fazë gjysmëfinale si ajo e Champions. “ Me gjasë Villareal është nënvlerësuar nga Juventus dhe Bajern, por kjo gjë nuk ka për të ndodhur me ne, deklaroi tekniku I anglezeve. Trajneri gjerman ka në dispozicion thuajse dy ekipe, por disa dilema ende I ka në kokë; Konate apo Matip për mbrojtjen, Henderson apo Keita për mesfushën dhe Luis Diaz apo Diogo Zhota në sulm në krah të Mane dhe Salah. Shqetësimi I vetëm është problem fizik I Firmino. Në krahun tjetër mungesa e sigurtë është Alberto Moreno I pezulluar, ish lojtar I Liverpool. Unai Emery mund ti besoje një ekipe të ndërthurur mes talenteve të eksperiences si Parejo, Pau Torres, Danjuma dhe Gerard Moreno. Tekniku i spanjolleve nuk I trembet aspak kundërshtarit, por nuk i kurseu elozhet duke e quajtur këtë Liverpool, më të mirin që ka parë. Ndeshja Liverpool-Villareal do të transmetohet në Tring.
Sonte në Tring/ Liverpool favorit, por Villareal tenton një tjetër mrekulli
Share.