Liga Unike në volejboll për femra mbylli fazën e grupeve duke përcaktuar tashmë edhe çiftet e play off, të cilat do të jenë Tirana-Drita dhe Skënderbeu-Partizani.

Në duelet e fundit me rëndësi ishte sfida e luajtur në  Tiranë mes vajzave bardheblu dhe Skënderbeut. Tirana kishte në dispozicion vetëm dy rezultate 3 me 0 ose 3 me 1 për të vijuar rrugëtimin ne këtë kompeticion dhe ekipi i drejtuar nga Hasan Gurabardhi ia doli ta kapë këtë objektiv.

Kryeqytetasit fituan 3 me 1në Fahrie Hoti duke e mbyllur grupin Atë ligës unik në vendin e dytë pikërisht pas Skënderbeut. Korçarët e nisën shumë mirë ndeshjen duke fituar setin e parë 25 me 22. Reagimi i Tiranës ishte i fortë në setin e dytë duke fituar thellë 25 me 21 e po kaq bindëse ishte suksesi edhe në setin e tretë 25 me 18.  Seti i katërt nuk pati gjithashtu histori pasi të zonjat e shtëpisë fituan 25 me 0 duke e mbyllur gjithsej takimin 3 me 1.

Festë tek Bardheblutë të cilat do të gjejnë në gjysmëfinalen e ligës unik, Dritën e Gjilanit, e cila zhvilloi një fazë grupesh brilante duke marrë 6 fitore dhe pa humbur asnjë set. Ndërkohë për korçarët kjo humbje nuk dogji pasi ruajtën vendin e parë dhe tani do të përballen në gjysmëfinalen tjetër kundër Partizanit të Tiranës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Faza finale e ligës unike do të zhvillohet në Korçë nga data 1 deri në 3 mars, teksa Skënderbeu për femra është fitues dy here radhazi i Ligës unike. /vizionplus.tv