Java e 7 e superiores nisi me dy surpriza të mëdha. Skënderbeu mundi Partizanin ndërsa Teuta ndëshkoi Egnatian në fushen e kësaj të fundit.

 

Korcaret u rikthyen tek loja dhe pikët e javëve të para duke nënshtruar në shtëpinë e tyre një Partizan me luhatje, ashtu sikurse kanë treguar në fakt luhatje të gjitha ekipet e superiores në këtë pjesë të parë të edicionit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Loja më e mirë e të kuqve nga kryqyteti, epersia territorial dhe ritmi më I mirë nuk mjaftuan që skuadra e zekic të shmante humvbjen e parë sezonale, edhe për meritë të portierit Alia që ishte super në dy raste të Mba dhe Da silvës. Në fakt Parrizani ishte ekipi I veëm që kishte ruajtur me zero kolonen e humbjeve deri më tani në superior.

 

Ai që ndëshkoi kryeqytetasit ishte Emir Rashica me një penallti të kthyer në gol në minutën e 83,. Korcaret tanime ngjiten në pjesën e siperme të rënditjes me 9 pikë.

Sukses i madh edhe për Teutën e ringjallur pas rrokades në stol ku u largua italiani Longo për rikthimin e pestë në stol të Edi Martinit. Shkodrani debutoi me fitore në krye te bregdetareve në këtë sezon duke iu falur një goli të shënuar nga Fili në minutën e  61 kundër kryesuese të Egnatias .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Gabim fatal për skuadrën e Tetovës e cila ndonëse u përpoq me Zejnullain, Paulaskas, Mëllugjen dhe shtyllen e Malotës nuk mori dot asnjë pikë, duke dështuar të shtonte avantazhin nda ndjekësve në klasifikim. Të martën dhe të mërkurën luhet pjesa tjeter e ndeshjes të javës së 7, konkretisht Dinamo-Vllaznia, Kukësi-Erzeni dhe Tirana-Laci.