Silvinjo për “Studio Sport”: Shqipëria duhet të mësohet të shkojë edhe në Botëror

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Silvinjo për “Studio Sport”: Shqipëria duhet të mësohet të shkojë edhe në Botëror

Silvinjo është padiskutim njeriu  I momentit në futbollin shqiptar. Erdhi në krye te kuqezinjve mes skepticizmit  të opinionit sportiv, pas dy aventurave jo pozitive si trajner tek Lioni dhe në Brazil, e për më tepër duke mos pasur kohe për tu përshtatur me kombëtaren tone, pasi mberriti vetëm dy muaj para nisjes së eleminatoreve të euro 2024.

 

Mirëpo sot 8 muaj pas, ai është një hero, sikurse de Biazi dikur. Dy trajner të huaj me të njëjtuin rrugetim historik, kualifikimin ne Europian. Braziliani Silvinjo që prêt të bëhet shpejt zyrtarisht shqiptar,  rrëfeu përmes një interviste për moderatoren e emisionit Studio Sport në Vizion Plus, Vilma Masha të gjithë impresionet e këtij viti të paharrueshëm në karrierën e tij, sikurse ai vetë kujdeset ta përmende shpesh.

 

Advertisement

Një interviste ku ish ylli i Barcelones dhe Arsenal zbulon momentet kyce të punës me ekipin kuqezi që u kurorëzua me një rezultat të jashtëzakonshëm.

 

Silvinjo beson se Shqiperia e tij përvecse duhet të shkoëj në europian me objektiva të rëndësishëm, duhet ta ngreje stekën tashmë për të kërkuar kualifikimin në botëror.

 

Advertisement

Si objektiv, sigurisht që të ecim përpara në grup, që nuk do të jetë e lehtë. Mendoj që si shtet, si federatë, si futboll, është të shkojmë përpara , që do të jetë shumë e bukur. Ne duhet të mësohemi të luajmë në Europian, pasi kjo është hera e dytë. Shqipëria duhet të mësohet që të shkojë në Botëror,që nuk ka marrë pjesë asnjëherë. Duhet të punojmë vazhdimisht për objektivin e rradhës, për të ecur gjithnjë përpara.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy