Trajneri Silvinjo e ka cilësuar një aventurë të suksesshëm atë të Shqipërisë në kampionatin europian.

Sa i përket ndehsjes me Spanjën, Silvinjo theksoi se Shqipëria luajti me shpirt në fushë, por përballë kishim një ekip shumë të fortë.

Sipas tij duhet të kishim bërë më shumë në mesfushë, por gjithsesi ai përgëzoi lojtarët për atë që kanë dhënë në këto tre ndeshje.

Kërkonte një qasje më të përgjitthshme nga ana e lojtarëve. Duhet të ishim më të hapur në fushën e lojës. Duhet të bënmin më shumë në fazën e presingut. Në fazën sulmuese jemi përpjekur të shfrytëzojmë gjërat që kemi bërë në stërvitje, por jo gjithmonë ja kemi arritur edhe përballë kundërshtarit. Mos harrojmë që luanim përballë një prej ekipeve më të forta. Spanja nuk është vetëm një ekip shumë i fortë, por edhe të rinjtë i kishte shumë të fortë. Një ekip shumë i fortë, shumë të shpejt të cilët dilnin përpara. Ishte një Spanjë shumë e fortë teknikisht, taktikisht“, tha Silvinjo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";