Lënia jashtë kombëtares e Sokol Cikalleshit dhe Myrto Uzunit bëri që ndaj trajnerit Silvinjo të kishte një “lumë” kritikash, por për ish-kapitetin e kombëtares Lorik Cana, nuk është ky momenti për të bërë analiza.

Në një intervistë për emisionin Vizioni i Pasdites të moderuar nga Brikena Prifti, Cana theksoi se si Cikalleshi ashtu edhe Uzuni kanë dhënë shumë për kombëtaren shqiptare, por në këtë moment nuk duhen gjykuar zgjedhjet e trajnerit.

Sipas tij është koha që të gjithë bashkë të mbështesim kombëtaren, dhe pas europianit ka kohë për të bërë edhe analiza grumbullimi apo largimesh.

Pjesë nga biseda:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Brikena Prifti: Si e ke parë penalizimin e Uzunit dhe Cikalleshit?

Cana: Këto janë vlerësimet që i bën trajneri në momentin e duhur, duke parë formën e lojtarit, rrugëtimin. Mua nuk më pëlqen të komentoj zgjedhjet e trajnerit. Mua më pëlqen puna e jashtëzakonshme. Unë kam qenë gjithmonë që kush ka dhënë duhet të jetë, por në disa momente ka nevojë për zgjedhje të veçanta. Nëse ke një lojtsr si Broja, në këtë rast e ka pësuar Sokoli. Në krahun tjetër është Uzuni që ka cilësi të veçanta, por trajneri ka bërë vlerësimet e veta, duhen respektuar, dhe duhen vlerësuar pas europianit.

Brikena Prifti: Dua të bëj dhe një pyetje edhe për Cikalleshin. Ai vendosi të tërhiqej nga kombëtarja, si e keni parë ju?

Cana: Unë besoj se Sokoli ka qenë prej fillimit që kur e kam njohur në vitin 2014-të kur erdhi me kombëtaren, ishte një djalosh i jashtazakonshëm, dhe një djalë që jep gjithmonë kontributin për vendin,. Asnjëherë se kam parë Sokolin të shohë interesin personal. Ka patur një karrierë që ka filluar vonë në nivelin e lartë. Pjesën e arritjes që Shqipëria është në Gjermani është e pamohueshme. Në momentin që bëhet një zgjedhje ajo është persopoale. Çfarë ka pas kampionatit europian, Sokoli ka menduar që të lërë hapësirë për djemtë e rinj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/Vizionplus.tv/