Leçe është kthyer në skuadrën e shqiptarëve. Pas Dermakut, Berishës dhe Ramadanit një tjetër shqiptar i është bashkuar skuadrës verdhekuqe.
Bëhet fjalë për Luis Hasën, i cili largohet nga skuadra e Juventusit pasi nuk po gjente hapësirë në skuadrën e parë.
Mediat italiane raportojnë se është arritur akordi mes Leçes dhe Juventusin për transferimin e Hasës, pritet që futbollistit t’i nënshtrohet vizitave mjekësore.
Ndërkohë që Juventus ka mbajtur 40% të kartonit në rast shitjeje të futbollistit. /Vizionplus.tv/
Advertisement