Kombëtarja shqiptare do të luajë sonte me Islandën në orën 20.45 minuta në stadiumin “Air Albania” në përballjen e fundit të Ligës së Kombeve per kete edicion.
Kuqezinjtë kanë përfunduar stërvitjen ditën e hene në Durrës dhe grupi është në gjendje relativisht të mirë.
Tekniku Edi Reja pritet ti rikthehet skemës së zakonshme 3-5-2 ,ku nuk do të mungojnë surprizat ne formacionin titullar.
Duke qene se Arlind Ajeti ka probleme shëndetësore, në qendër të mbrojtjes, per shkak edhe disa mungesa me peshe si Gjimshiti dhe Kumbulla, pritet të vendoset Gjasula, ndersa nga krahet Ismajli dhe Veseli.
Në krahun e djathtë të mesfushës do të vendoset Balliu, i cili është në një gjendje të mirë fizike,ndërsa në të majtë Hysaj pritet te ulet ne stol dhe titullar do te jete Ermir Lenjani.
Ne qendër te mesit te fushes pritet të aktivizohen Ramadani dhe Abrashi dhe pak me perpara tyre Nedim Bajrami . Gjasat jane qe ylli i Interit Kristjan Asllani ta nise nga stoli.
Po ne stol pritet te perfundoje Broja, per ti lene hapesire dyshes Myrto Uzuni dhe Sokol Cikalleshi.
Kombëtarja shqiptare pas disfatës me Izraelin 2 me 1 mbylli humbi perfundimisht shpresat për të marre kreun e grupit, ndaj ndeshja me Islandën nuk ka shumë rëndësi për kuqezinjtë, pervecse marrjes se vendit te dyte ne rast se arrijme te fitojme.