Shqipëria sot kundër Gjeorgjisë/ Reja ndryshon kuqezinjtë, pas humbjes ndaj Spanjës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria sot kundër Gjeorgjisë/ Reja ndryshon kuqezinjtë, pas humbjes ndaj Spanjës

Shqipëria luan sonte në Tiranë duelin e dytë miqësor brenda pak ditëve.

 

Pas humbjes 2 me 1 në transfertë kundër Spanjës, sot rival i kuqezinjve është Gjeorgjia. Ndeshja, e cila do të luhet në “Air Albania Stadium” në orën 18:00, do të shohë një skuadër ndryshe nga dueli në Barcelonë kundër iberikëve.

 

Advertisement

Trajneri Edi Reja pritet të bëje disa ndryshime në formacionin titullar, për t’i dhënë mundësi disa lojtarë të rinj që të tregojnë veten në ekipin kombëtar. Në mesin e debutuesve sot pritet të jenë Asllani i Empolit, që po bën një paraqitje shumë të mirë në kampionatin Italian, por edhe Bajrami i Benfikës që ndoshta mund të luajë në pjesën e dytë.

 

Pritet që në portë të jetë titullar Strakosha në vend të Berishë, ndërsa treshja e mbrojtjes nuk ndryshon Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshit. Nga krahu i djathtë do mungojë Balliu, i cili me marrëveshje u la tek klubi  i tij Vajekano pas duelit me Spanjën e në vend të tij do të jetë Roshi. Në krah të majtë mund të luajë nga minuta e parë Lenjani, në vend të Hysajt.

 

Advertisement

Mesfusha është thuajse e gjitha e ribërë, pasi veç Asllanit do të luajnë edhe Cekici dhe Ramadani, ndërsa dyshja e sulmit do të jetë e përbërë nga dyshja Broja dhe Manaj. Uzuni gjithashtu ka qëndruar tek klubi i tij Granada, pas ndeshjes me Spanjën ku shënoi edhe gol.

 

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy