Shqipëria pa Gjimshitin dhe Berishën, kush do ta mbajë shiritin e kapitenit në ndeshjet e shtatorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria pa Gjimshitin dhe Berishën, kush do ta mbajë shiritin e kapitenit në ndeshjet e shtatorit

Shqipëria do të ketë disa mungesa në dy ndeshjet që do të zhvillojë më 7 dhe 10 shtator përballë Ukrainës dhe Gjeorgjisë të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në këto sfida do të mungojnë Etrit Berisha, Ernest Muçi, Arbnor Muja, Armando Broja dhe Berat Gjimshitit.

Kapiteni është dëmtuar në ditë më parë gjatë seancës stërvitore, ndërsa trajneri Silvinjo ka thirrur me urgjencë qendërmbrojtësin e Benfika B, Adrian Bajramin.

Ndërkohë pritet që shiritin në këto dy sfida ta mbajë Elseid Hysaj i cili është i treti në radhë pas Gjimshitit dhe Berishës.

Advertisement

Nëse do të mungojë dhe Hysaj shriti i kapitenit do t’i kalojë Armir Abrashit, ndërsa pas tij në radhë është Tomas Strakosha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy