Trajneri i Kombëtares, Sylvinho e konsideron mjaft të vështirë grupin në të cilin Shqipëria do të luajë në “Euro 2024”. Ai theksoi se njeh mirë lojën dhe mentalitetin e skuadrave të mëdha si Spanja apo Itali, të cilat sipas tij janë mësuar me të tilla kompeticione të mëdha.

 

“Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe atje, mentalitetin e tyre”, tha ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sfiduese, por të bukura, kështu janë për trajnerin e Kombëtares ndeshjet që do të luhen në Gjermani.

 

“Grupi është i vështirë, por të gjitha janë të vështira. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë është një sfidë e bukur. Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina? Ndoshta luajmë në çerekfinale dhe gjysmëfinale”, shtoi ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndeshja e parë e Kombëtares Shqiptare në “Euro 2024” do të jetë me Spanjën. Fati duket se nuk ishte shumë në favor të kuqezinjve, të cilët sfidën e parë do e kenë me një rival mjaft të vështirë.

 

Ndërkohë, kuqezinjtë janë në të njëjtëin grup me Italinë, Kroacinë e Spanjën, konsideruar si “grupi i ferrit”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";